118 vite nga botimi i gazetës së mërgimtarëve shqiptarë në Bullgari

Mërgimtarët shqiptarë në Bullgari, në muajin mars të 1903, botuan në Sofje numrin e parë të gazetës “Vetëtima”.

Advertisement

Ajo dilte një herë në dy javë në gjuhën shqipe dhe pjesërisht frëngjisht. Kjo ishte gazeta e dytë shqiptare, pas “Dritës”, që botohej në Sofje.

Deri në vitin 1908, kur në Kongresin e Manastirit kur do të vendosej për alfabetin e ri shqip me shkronja latine, ndërkaq në Sofje do të vazhdonte të përdorej alfabeti i rilindasit të madh Sami Frashërit, ose ndryshe, Alfabeti i Stambollit.

Botimi “Shqypeja e Shqypënis” do të vinte me nëntitullin “Organ politiko-shkencor”, si gazetë do të botohej në periudhën gjer në vitin 1911 nga patrioti i madh shqiptar nga Reka e Epërme, Josif Bageri.

Të tjera botime dygjuhëshe shqiptare në Sofje do të jenë edhe “Vetëtima”, gazetat “Liria”, “Shqipëria e Lirë”, dhe “Gazeta Satirike Shqiptaro-Greke”. / KultPlus.com

Advertisement

Leave a Reply