12 shkelje të orës policore të regjistruara që nga nata e parë e saj

Qytetarët si duket nuk mund të pajtohen me masat e reja restriktive gjegjësisht orën policore që hyri në fuqi nga mbrëmë. Këtë e tregon edhe vetë fakti që Ministria e Punëve të Brendshme ka regjistruar disa shkelje të saj, njofton Gazeta Populli.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 12 persona kanë shkelur orën policore, që ka nisur nga mbrëmja e djeshme, respektivisht nga ora 22:00 deri mëngjesin e sotëm, gjegjësisht deri në orën 05:00./GazetaPopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *