15 TË VDEKUR NGA CORONAVIRUSI NË MAQEDONINË E VERIUT

15 pacientë kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë të këtij vendi, ku thuhet se edhe 868 raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej tre mijë e 654 testime të kryera.

Sipas njoftimit të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 355 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 111.077 raste, prej të cilëve 96.925 janë shëruar, kurse tre mijë e 280 kanë ndërruar jetë. Vendi fqinj aktualisht ka 10.872 raste aktive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *