20 vite nga vrasja e Ramadan dhe Razim Koracit në Tetovë.

“Ishte mëngjes kur u zgjova, ne ishim të strehuar te banesa e hallës sime, ngase në lagjen tonë në Drenovec, bëhej luftë. Kisha shumë frikë se do të vdes nga krismat që dëgjoja, sepse isha fëmijë, vetëm 10 vjeçe. Ishim të kompletuar e gjithë familja, kurse gjyshi dhe babai im ishin me ne pranë në kohën kur hëngrëm mëngjesin. Gjyshi Razimi dhe babai Ramadani donin të shkonin te shtëpia për të marrë valixhet. Dolën nga banesa dhe nuk u kthyen më. Unë si fëmijë që isha atëkohë, nuk mundesha të kuptojë se çfarë po ndodh. Filluan të cingrojnë telefonatat nga të gjitha anët e familjes dhe pyesnin për regjistrimin e veturës së gjyshit. Pak kohë më vonë e kuptuam se gjyshi dhe babai im janë ekzekutuar nga policia maqedonase. Ishin çaste të vështira, trishtim…Shumë vështirë e përballuam edhe pse isha ende e vogël. Të nesërmen shkuam te varrezat e qytetit për t’u dhënë lamtumirën e fundit gjyshit dhe babait, por nuk mu dha mundësia t’a shihja për herë të fundit babanë tim. Isha me vëllanë dhe e kaluam edhe këtë tmerr” tha vajza e madhe e Ramadan Koracit, Tahire Koraci.

Advertisement

Advertisement

Leave a Reply