217.000 euro për ish të punësuarit në PSP, nëse heqin dorë nga paditë

Pasi Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi urdhëresën qeveritare me të cilën duhej të paguhen pagat e papaguara të punonjësve të mëparshëm në PSP, sot Qeveriaka përcaktuar mjete të cilat do t’ua ofrojë si marrëveshje jashtëgjyqësore, nëse ata i tërheqin paditë. Kjo do të jetë në bazë vullnetare. Ata që do të insistojnë që t’i fitojnë në mënyrë gjyqësore, jo vetëm paratë e fituara por duke përfshirë kamatën, për ata, avokati i shtetit do të shkojë në gjyq dhe do ta përfaqësojë shtetin e paditur, raporton SDK, përcjell Portalb.

Advertisement

Marrëveshja do të ofrohet dhe do të zhvillohet përmes Prokurorisë së shtetit.

“Qeveria konstatoi që t’i rekomandojë Prokurorisë publike të RMV-së, në afat prej 30 ditësh nga miratimi i informatës së sotme dhe sigurimi i mjeteve financiare, nëpunësve të prokurorisë dhe personave tjerë të punësuar në PSP, t’u ofrojë të nënshkruajnë marrëveshje jashtëgjyqësore me të cilën, punonjësit e prokurorisë dhe të punësuarit e tjerë do të pajtohen që me pagesat e pagës dhe kompensimeve tjera për muajt dhjetor 2019, janar, shkurt dhe mars 2020 të paguara me detyrim nëpërmjet Drejtorisë së të ardhurave publike i kanë realizuar të drejtat nga marrëdhënia e punës për pagesë të pagave dhe kompensimeve tjera për muajt në fjalë. Ndërkaq, Prokuroria pajtohet nga llogaria e thesarit të vet, nënprogrami 21, zëri i shpenzimeve 464 – Transfere të ndryshme, të bëhet pagesë e pagave dhe kompensimeve tjera, sipas përllogaritjes së DAP-së, në procedurën për zbatim me detyrim për muajt prill, maj dhe me përfundim më 30 qershor 2020”, ka njoftuar Qeveria.

Me nënshkrim të marrëveshjes jashtëgjyqësore, nëpunësi i prokurorisë dhe personi i punësuar në PSP heq dorë nga kamatat dhe çfarëdo kompensimi tjetër si dhe shpenzim në çfarë do procedurë si dhe obligohen t’i tërheqin paditë në bazë të pagave, kamatave dhe kompensimeve tjera. /GazetaExpress

Advertisement

Leave a Reply