29 shkelje të orës policore në natën e tretë të saj

Numri i qytetarëve që nuk pajtohen me masat e reja restriktive është i madh. Këtë e tregon qartë edhe numri i shkeljes së orës policore i cili çdo natë me rradhë po rritet. Nëse në natën e parë ishin 12 persona që e kishin shkelur këtë masë, dhe të dytën 22, mbrëmë 29 persona kanë vepruar të njejtën, transmeton Gazeta Populli.

29 persona nuk kanë respektuar orën policore natën e kaluar në periudhën prej ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit, ndërkohë që 18 prej tyre janë regjistruar në territorin e Shkupit, njoftojnë nga MPB-ja./GazetaPopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *