“40 minuta pas vaksinës pata dhimbje të forta barku dhe enjtje”, flet infermieri nga Hasi që përfundoi në spital pas dozës së dytë

Muhamed Lleshi është infermieri nga Hasi i cili shfaqi probleme të mëdha shëndetësore pasi mori dozën e dytë të vaksinës Pfizer në datë 13 mars.

Lleshi është dërguar menjëherë në spitalin e Gjakovës ku dhe ka marrë trajtimin e nevojshëm. Ai ndër të tjera tregon momentet e vështira kur iu fry barku pas dozës së dytë të vaksinës.

Pas dozës së parë kisha disa shqetësime të lehta dhe dhimbje të lehtë të trupit”, ka deklaruar për Abc.

Dy ditë përpara se të merrte dozën e dytë, ai thotë se pësoi një helmim, ndërsa pasi bëri injektimin kishte mpiksje gjaku, alergji, fryrje dhe dhimbje.

Kam pasur komplikacione sapo bëra dozën e dytë. Një ditë përpara se të bëja dozën e dytë kisha një helmim të thjeshtë. 40 minuta pasi bëra vaksinën kisha fryrje, alergji dhe dhimbje të forta deri në gjoks. M’u bë trupi me pulla të kuqe. Kam pasur edhe mpiksje të lartë gjaku, isha në gjendje kritike”.

Infermieri sqaron se në Kosovë i thanë se shkak ishte vaksina. “Në Kosovë, në spitalin e Gjakovës më thanë se shkak ishte vaksina, kam kartelën”. Muhamet Lleshi 46-vjeç, thotë se ka 26 vite që punon si infermier, ndërsa aktualisht po trajtohet në shtëpi në gjendje të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *