47-vjeçari nga Tetova ka goditur me veturë 44-vjeçarin nga Poroji pasi janë grindur fillimisht me njëri-tjetrin

Dje (8-mars) në orën 21:35, në rrugën ,,105“ në Tetovë, pjestarët e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 47-vjeçarin Sh.E nga Tetova, i cili rreth orës 15.00 në rrugën Vidoja Smilevski-Bato në Tetovë me veturën e tij “Volkswagen Golf “me targa të Tetovës, sipas raportit, ka goditur 44-vjeçarin B.M. nga Poroji i Tetovës. Përplasjes i ka paraprirë një grindje mes tyre lidhur me veturën e B.M., i cili për shkak të një defekti e kishte lënë në rrugë dhe kishte penguar lëvizjen personit SH.E.
Çështja është duke u sqaruar dhe dokumentuar, pas së cilës kundër personit SH.E. vetura e të cilit është konfiskuar përkohësisht për ekspertizës, do të përgaditet parashtresë adekuate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *