“91 vota Simiqit, 69 Konjufcës”

Nga Enver Robelli

91 vota Simiqit, 69 Konjufcës

“Se ku ka arritur përçarja, polarizimi, urrejtja, inatet e mosdurimi në skenën politike shqiptare të Kosovës e tregon ky fakt: kandidati i Listës Serbe Sllavko Simiq për nënkryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës mori 91 vota. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit, Glauk Konjufca, mori 69 vota, mjaft për të marrë postin, por 22 vota më pak se kandidati serb për nënkryetar. E kjo është e mundur sepse ka deputetë shqiptarë që më lehtë e kanë të votojnë për Sllavko Simiqin se për Glauk Konjufcën. Përndryshe deputeti i pakicës serbe që e propozoi Simiqin nga foltorja ia futi një kunj parlamentit dhe opinionit, kur tha: “Para popullit serb” e propozojmë për kandidat për nënkryetar Sllavko Simiqin, thua se Simiq po përfaqëson “popullin serb” në Kuvend dhe jo pakicën serbe të Republikës së Kosovës. Është shumë e kuptueshme që opozita të votojë kundër qeverisë së re, por të tregohet kaq e “kujdesshme” për “segregacion etnik” gjatë një votimi tejet formal, siç është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, kjo tregon, siç u tha në fillim, për një dominim të inatit irracional ndërshqiptar. A është risi kjo? Jo. Këso apo poshtërsi të ngjashme kanë bërë deputetë të të gjitha partive shqiptare.”/GazetaPopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *