A do të ketë orë policore në fundjavë? Përgjigjet ministri Filipçe

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nesër do të shqyrtojë numrat e fundit të Covid-19 dhe në bazë të tyre, do të vendos se a do të kemi fundjavë në orë policore.
“Në mbledhje do të analizohet trendi dhe incidenca në bazë të rajoneve dhe numri i të hospitalizuarve. Tani për tani nuk mund të them se a do të kemi rekomandim të ri deri te Qeveria apo jo”, tha Filipçe.

Ora policore në vend u rikthye më 10 mars. Ajo fillon nga ora 22 e mbrëmjes dhe zgjasë deri në ora 5 të ditës së nesërme. Kjo masë u paralajmërua se do të vlejë deri më 22 mars, por fillimisht do të analizohet efekti ti saj.
Nga ana tjetër, është ngritur alarmi se në spitalet shtetërore dhe ato private nuk ka shtretër të lirë, kjo për shkak të rritjes së nevojës për hospitalizim të të infektuarve nga Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *