Abdixhiku: Do të jemi konstruktiv në zgjedhjen e presidentit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se është në pritje të konfirmimit të terminit të takimit për çështjen e presidentit, sipas propozimit të tij për ditën e premte.

Advertisement

Abdixhiku ka thënë se është në pritje të përgjigjes nga Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me propozimin e tij për shtyrjen e takimit të përfaqësuesve të subjekteve politike për ditën e premte.

Takimi, i cili është ftuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ka për qëllim diskutimin mes partive lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

“Siç kam deklaruar dje, po presim për konfirmimin e takimit të së premtes, ditën e propozuar nga ne meqenëse gjatë kësaj jave jemi në proces të formimit të organeve”, ka thënë Abdixhiku, në një deklarim për media pas homazheve që bëri tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Kreu i ri i LDK-së ka thënë se subjekti të cilin ai e mori në drejtim të dielën, do të luajë rol konstruktiv në çështjen e presidentit.

Do të jemi konstruktiv në frymën themeltare të LDK-së, që kontribuon në mirëmbajtjen dhe formimin e institucioneve”, ka thënë Abdixhiku.

Advertisement

Leave a Reply