Abdixhiku: Për Presidentin do të jemi konstruktiv, duke mbrojtur idetë e LDK-së

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka vizituar Prekazin, ku është pyetur edhe rreth qëndrimit të LDK-së për çështjen e presidentit.

“Meqë jemi në këtë tempull këtu, mesazhi që dua të përçoj është që do të punojmë për interesin e Republikës së Kosovës, ky interes nënkupton që të jemi konstruktiv dhe të afërt mes vete duke projektuar idetë tona dhe shërbyer institucioneve të Republikës së Kosovës. Prandaj do të jemi konstruktiv duke mbrojtur idetë dhe idealet e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë Abdixhiku, përcjell Periskopi.

Në Prekaz, Abdixhiku tha se ‘është këtu për të nderuar themelet e shtetit të Kosovës’.
“Jemi ardhë këtu për të nderuar themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës, për të kujtuar sakrificën e Jasharajve, këtë sakrificë e nderojmë dhe na shërben si inspirim për të punuar për këtë vend”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *