Agjencia e Punësimit: 159.608 persona evidentohen si të papunë

Numri i të papunëve në fund të shkurtit, sipas evidencës së Agjencisë për Punësime, është 159.608 persona apo 927 më shumë në krahasim me janarin e vitit 2021.

Në këtë muaj janë evidentuar 3.185 të punësuar të rinj dhe 5.440 që kanë marrë statusin e personit të papunë. Nga fillimi i krizës, sipas evidencës, pa punë kanë mbetur 18.266 persona.
Më shumë persona të papunë shënohen në Shkup – 31.293, Tetovë – 20.781, Kumanovë – 16.585, Gostivar – 6.742, Shtip – 4.468 e kështu me radhë.

Pjesa më e madhe e të papunëve janë të moshës nga 55 deri 59 vjeç – 21.360, nga 50 deri 54 vjeç – 17.890 dhe nga 45 deri 49 – 16.927. Një numër i madh i të papunëve janë edhe të moshës nga 24 deri më 29 vjeç – 17.764.

Sipas përkatësisë etnike Maqedonas janë 77,124, Shqiptarë janë 53,169, Rom janë 14,714, etj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *