Ahmeti: BDI-ja mundet edhe pa Artan Grubin

“Edhe pa Artan Grubin mundet”, kështu u përgjigj lideri i BDI-së Ali Ahmeti në pyetjen e gazetarëve se a mundet BDI-ja pa Artan Grubin, përcjell SHENJA.

Ahmeti më tej shtoi se Bashkimi Demokratik për Integrim është investim kombëtar.

“Sepse nuk e them rastësisht, BDI është kapital, thesar, investim 20 vjeçar. Është investim kombëtar. Jemi krenar me njerëzit që na përfaqësojnë, qoftë në Bruksel, qoftë në Uashington dhe këtë nuk e them unë. Ma kanë thënë përfaqësues ndërkombëtar. Vërtetë kemi përfaqësim të mire”, u shpreh Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *