Ajdini i FRASH: Rasti i Almirit asnjëherë nuk ka qenë dhe asnjëherë nuk do të jetë aksident trafiku

Omer Ajdini në Facebook:

Rasti i Almirit asnjëherë nuk ka qenë dhe asnjëherë nuk do të jetë aksident trafiku!
Almiri u vra me paramendim nga një monster që donte ta shfaroste një familje të tërë shqiptare.

Kjo shihet qartë në video inçizim dhe në sjelljen e Boban Iliçit që nga vrasja deri tani. Askush nuk mund të na bind ndryshe edhe pse sistemi që e ka kapur qeveria nuk siguron drejtësi.

Artan Grubby mbrëmë tha “…disa thonë që është aksident trafiku e disa thonë që ka pasur përleshje…”, mirëpo nuk e tha që ka qenë vrasje.

E këtë teori, pra që ka qenë aksident trafiku, Grubby mundohet ta imponojë edhe tek aktivistët dhe funksionarët e tij të cilët poashtu e kan thënë dhe e thonë të njejtën gjë. Çfarë poshtërsie!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *