Aksioni anti-drogë në Shkupit, Ruskoska: Po kërkohen edhe disa persona

Prokurorja për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Villma Ruskovska gjatë ditës së sotme ka dhënë disa informacione nga aksioni anti-drogë që po zhvillohet sot në disa rajone të Shkupit, shkruan Alsat. Prokurorja Ruskoska tha se aksioni po vazhdon dhe se po kërkohen edhe disa persona.

Në lidhje me atë që u konfiskua drogë, makina dhe para, dhjetëra të arrestuar në rajonin e Shkupit

“Kemi mbledhur dëshmi për gati se një vit. Janë zbatuar masa të posaçme hetimore, si përgjim i komunikimeve në telefon si dhe përcjellje. Aktualisht janë arrestuar 21 persona që gjenden në disa satacione të policisë. Ende kërkohen disa persona”, tha mes tjerash Ruskoska.

E pyetur nëse personat në fjalë dyshohen edhe për pastrim parash, Ruskoska tha se nga e hëna do të nisin edhe hetimet financiare.

“Kishim frikë që mos të na dështojë i gjithë aksioni, por nga e hëna iu siguroj që do të nis edhe hetimi financiar”, tha Ruskoska.

Prokurorja Ruskoska tha se për momentin nuk ka polic të arrestuar që kanë bashkëpunuar me të arrestuarit, por që do të hetohet në bazë të ekspertizës së telefonave të konfiskuar.

“Për momentin nuk ka zyrtarë të policisë të përfshirë, por do të shohim më tej. Do të kryhet ekspertizë në telefonët që janë konfiskuar dhe në rast se gjendet komunikim, sigurisht që do të hetohen edhe zyrtarë, natyrisht nëse gjejmë dëshmi”, deklaroi Ruskovska.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme po zhvillohet aksion në Gërçec, Gazi Babë, Çair dhe Hasanbeg,  ku janë arrestuar 21 persona, ndërsa është sekuestruar drogë, makina, para dhe telefona. Aksioni po udhëhiqet nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *