Alarm/ Rritet frikshëm numri i vdekjeve në Itali, bien infeksionet

Italia ka regjistruar një rritje të frikshme të vdekjeve në fillim të kësaj jave. Autoritetet raportuan se 354 persona nuk e kanë fituar dot betejën me covid 24 orët e fundit, krahasur me 264 viktima që u regjistruan 1 ditë më parë.

Lajmi i mirë është se numri i infeksioneve të reja ra në 15,267 nga 21,315 që u regjistruan një ditë më parë.

Nga kjo e hënë e deri pas festës së Pashkëve është limituar qarkullimi i qytetarëve, baret dhe restorantet janë mbyllur dhe operojnë vetëm me shërbimin me dërgesa, ndërsa hapur mbesin supermarketet, furrat e bukës, farmacitë, stacionet e karburantit dhe disa aktivitete të tjera biznesi.

Shkollat janë mbyllur në të gjitha rajonet e konsideruara zona të kuqe, ndërsa në ato portokalli, mësimi zhvillohet me alternime. Sardenja përjashtohet nga të gjitha kufizimet e reja pasi konsiderohet zonë e bardhë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *