Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa vendos reciprocitet ndaj partive parlamentare

Opozita shqiptare i vendos reciprocitet veprimeve të partive parlamentare. Për çdo propozim-ligj do të propozojnë mijëra amendamente, derisa nuk zhbllokohet procedura për miratimin e propozim-Ligjit për shtetësi. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa sot propozuar mbi 2.000 amendamente ndaj propozim-Ligjit për kundërvajtje.

Advertisement

“Në çdo ligj tek i cili kemi qasje, pa asnjë dallim neve do të bëjmë bllokadë derisa të arrihet një marrëveshje e përbashkët që amendamentet ndaj ligjit për shtetësi të tërhiqen dhe të ulemi e bisedojmë për çdo amendamente veç e veç. Këtë reciprocitet nuk e ndalim pavarësisht sa një ligj mund të jetë me interes të veçantë ne do të vazhdojmë njëjtë t’i bëjmë bllokadë”, tha Skender Rexhepi, ASH-AAA.

Strategjia e tyre do të shtrihet edhe në mos sigurimin e kuorumit për punë dhe mos mbështetjen e ligjeve kur mungojnë deputet të shumicës.

“Tani nuk e vazhdojmë atë avaz. Gjithçka do të jetë e lidhur me ligjin për shtetësi, të diskutohen amendamentet dhe më pastaj veprimet tona do të varen nga rrugëtimi ynë politik”, pohoi Skender Rexhepi, ASH-AAA.

Përkundër LSDM-së e cila tashmë disa herë ka deklaruar qëndrimet kundër ligjit për shtetësi duke kundërshtuar procedurat e parapara në propozim, nga VMRO-DPMNE-ja thonë se me tekstin e ligjit nuk pajtohen parimisht dhe se janë të gatshëm për të negociuar. Propozim-ligji për shtetësi i propozuar nga opozita shqiptare parashikon lehtësimin e procedurave për fitimin e shtetësisë të personave apatrit.

Adrian Kerimi

Advertisement

Leave a Reply