Ali Аhmeti: Demonstratat studentore të vitit 1981 sollën lirinë e popullit shqiptar të Kosovës

Gjenerata e vitit 1981 është gjenerata më me fat pasi që kur nuk e humbi kontinuitetin deri në organizimin e luftës çlirimtare. Dita e sotme është ditë e veçantë pasi 40 vjet më parë u organizuan demonstratat studentore në Prishtinë të cilat sollën lirinë për popullin shqiptar të Republikës së Kosovës, tha lideri i BDI-së Ali Ahmeti në konferencën e organizuar në Shkup me rastin e shënimit të 40 vjetorit të demonstratave studentore në Prishtinë.

Advertisement

Ahmeti, siç njofton zyra për informim e BDI-së, me këtë rast ka thënë se sot është një ditë e veçantë pasi që në këtë përvjetor pranë tij të pranishëm ka dhe shumë bashkëveprimtarë dhe pjesëmarrës të ngjarjeve të vitit 1981 si Fadil Bajrami, Tahir Hani dhe Sadulla Duraki e shumë të tjerë.

Ahmeti  në konferencë potensoi se pas krijimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u bë një luftë e pastër, me ndihmën e aleatëve, me ndihmën e SHBA-së, BE-së dhe NATO-s, me ç’rast arriti të çlirohet Kosova.

Advertisement

Leave a Reply