Ali Ahmeti: Do musliman gjith ditën falen a i bën 100 mijë të zeza

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, gjatë një tubimi që u mbajt në Kosovë rreth demonstratave të viteve 80, kujtoi kohën kur shqiptarët duheshin të reshtohen pas Enver Hoxhës ose Titos.

“Ka pas dy rrugë, ja të duash Enver Hoxhën ja Titon. Ne e donim Enver Hoxhën edhe këtë duhet ta themi, pse mos e themi? Se kështu ka qenë. A ka qenë kështu? Pa e përmend emrin e Enver Hoxhës njëmijë vetë në sallë s’çoheshte në këmbë. Duheshte t’përmendish emrin e Enver Hoxhës për tu ngrit në këmbë. A kupton? Kjo ka qenë realiteti. Si tash do pseudodemokratë, që e kanë… tamam pseudodemokratë. Demokracinë nuk e heqin prej goje-asni punë të demokratit nuk e kanë”.

Ai më tej tha se ka disa muslimanë që gjith diten falen nga ana tjeter i bënë 100 mij t’zeza.

Ose si ca muslimanë që asni fije muslimani sështë, asni shart muslimanisë nuk e ka, gjithë ditën rri lutet e falet thu ti që është muslimani anej i bën njëqindmijë të zeza. A kupton? Kështu që po e them me sinqeritetin ma tmadh- Shqiptarët kurrë më mirë skan qenë se sot, por mund tbohemi nesër edhe ma mirë se sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *