Ali Ahmetit sot i ndahet titulli Doktor nderi i shkencave (Doctor Honoris Causa) në UT

Universiteti i Tetovës (UT) sot ( e enjte), 17.12.2020) me rastin e 26 vjetorit të themelimit do të mbajë akademi solemne, ku kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti, në nder të kontributit të tij për statusin të cilin e gëzon tani ky universitet, do t’i ndahet titulli Doktor nderi i shkencave (Doctor Honoris Causa).

Advertisement

Akademia solemne do të mbahet në amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit të Tetovës me fillim në ora 13.00.

“Në bazë të nenit 184 të Ligjit për arsimin e lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe neneve 264 dhe 265 të Statutit të Universitetit të Tetovës,

Këshilli mësimor-shkencor i Fakultetit Juridik në bazë të vendimit për pranimin e Nismës së Rektorit të Universitetit të Tetovës Vullnet Ameti për ndarjen e titullit Doctor Honoris Causa për Ali Ahmeti, e formoi komisionin recensues, në përbërje:

Prof. Dr. Vullnet Ameti – kryetar

Prof. Dr. Shezai Rrokaj – anëtar

Prof. Dr. Arsim Bajrami – anëtar

Ndryshe Ali Ahmeti, aktualisht është kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim të shqiptarëve të Maqedonisë së veriut dhe një nga themeluesit Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Advertisement

Leave a Reply