Alternativa dhe Alenca për Shqiptarët sot nisën bllokimin e kuvendit

Dy partitë opozitare shqiptare, Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët kanë nisur sot të materializojnë bllokimin e ligjeve në Kuvend. Koordinatori i grupeve parlamentare, Skender Rexhepi-Zejdi, deklaroi se sot kanë dorëzuar 2000 amendamente. Ai ka shpjeguar se risi e mirë është se hera e parë ndodh që në Kuvendin e Maqedonisë, amendamentet të dorëzohen vetëm në gjuhën shqipe dhe kjo është falë presionit që e bëjnë në vazhdimësi. Këto amendamente duhet të përkthehen në gjuhën maqedonase dhe më pas shkojnë në komisionin amë.

“Konsiderojmë se e vetmja armë politike e jona, demokratike si koalicion është që të bëjmë reciprocitet në këtë drejtim dhe çdo ligj në të cilin do të kemi qasje pa asnjë dallim, ne do të bëjmë bllokadë derisa të vijë një marrëveshje e përbashkët që të tërhiqen amendamentet për ligjin për shtetësi dhe të ulemi të bisedojmë çdo amendament veç e veç dhe këtë reciprocitet nuk do ta ndalim pa marrë parasyshë sa mund të jetë një propozim ligj me interes të veçantë për cilin do qoftë”, deklaroi Rexhepi.

Ai tha se koalicioni Aleanca-Alternativa është shumë e interesuar që të zgjidhen hallet e qytetarëve sa i përket shtetësisë në këtë vend. Sipas tij, për fat të keq një propozim ligj i tillë, shumë fisnik, shumë njerëzor, u bllokua nga dy subjektet më të mëdhaja maqedonase të cilët jo vetëm që nuk dhanë amendamente konkrete por venmdosën që ta bllokojnë ose ta refuzojnë të tërën. A. Zeqiri /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *