Analisti Kabashi: VV nuk mund ta arrijë më rezultatin e 14 shkurtit

Analisti Bekim Kabashi, ka thënë se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit të sotëm me kreun e VV-së, Albin Kurtin, ka hequr dorë nga synimi i tij për t’u bërë president.

Kabashi ka thënë se Haradinaj është akoma i rezervuar me Kurtin.

“I ka thënë mashtrues, ka hequr dorë nga ajo retorikë kur ka kalkuluar që mund të bëjë koalicion me VV-në dhe do ta zgjidhte president, por nuk heq dorë nga opozitarizmi dhe këtë do ta ashpërsoi me kohën”, ka thënë Kabashi.

Ai më tej ka thënë se VV nuk ka vullnet ta dërgojë vendin në zgjedhje.

“VV nuk do ta ketë përballë LDK e Isa Mustafës, zgjedhja e kryetarit të ri është ndryshim i madh që ka ndodhur në këtë vend. VV nuk mund ta arrijë rezultatin e 14 shkurtit, ka ndryshuar skena politike në Kosovë”, ka thënë Kabashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *