Arben Taravari: VMRO dhe BDI po bisedojnë për qeveri të re

Kryetari i Gostivarit Arben Taravari, sot në një deklaratë për “Utrinski Brifing”, tha se sa i përket gjendjes politike dhe shumicës parlamentare, diçka po zihet në kuvend, dhe se nuk është e rastësishme largimi i Besës, i PLD-së dhe LD-së së Pavle Trajanovit, me siguri dinë diçka që u larguan, përcjell Zhurnal.

Advertisement

Sipas Taravarit, asnjëherë nuk ka ndodhur që shumica të mos mund të bëjë kuorum për të votuar një ligj dhe siç thotë, është sekret publik se VMRO-DPMNE dhe BDI po negociojnë për shumicë të re parlamentare.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani në një deklaratë për Zhurnal, hedh poshtë akuzat e Taravarit, si të pavërteta, duke demantuar si spekulime.

Advertisement

Leave a Reply