Asambleistja më e votuar e LDK-së në Ferizaj, i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Asamblistja më e votuar e LDK-së në Komunën e Ferizajt, Yllkë Neziri, është bashkuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Advertisement

Këtë e ka bërë të ditur kreu i kësaj partie, Albin Kurti, në llogarinë e tij ne Facebook:

“Yllka rrjedh nga një familje intelektualësh, ka gradën Bachelor në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet, dhe Master në po të njëjtin drejtim.
Ajo ka përvojë si financiere dhe në fushën e kontabilitetit në sektorin privat, aktualisht mban pozitën e Financieres në KRM Pastërtia Sh.A.

Ajo po ashtu është anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin Komunal të Ferizajt, dhe tani e tutje do të jetë një vlerë e shtuar në grupin e asamblistëve të Lëvizjes në Ferizaj”, ka shkruar Kurti.

Advertisement

Leave a Reply