Valon Syla iu kërkon falje tetovarëve për fjalët “ëmbëltorexhi” dhe “llaskuca”

Opinionisti nga Kosova, Valon Syla është mysafir në emisionin e pasdites në TV21, “Pastel”.

Ai ka folur për deklaratën e fundit të tij për rrugën Tetovë – Prizren, ku duke folur për tetovarët, përmendi fjalët “ëmbëltorexhi” dhe “llaskuca”.


Syla tha se nuk ka pasur për qëllim t’i ofendojë tetovarët, por qëllimi ka qenë të kritikojë veprimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili erdhi në Tetovë dhe me pompozitet promovoi rrugën Tetovë – Prizren.

Por Syla sërish iu kërkoi falje tetovarëve.


“Kush është ndjerë i fyer, ju kërkoj falje të gjithë tetovarëve”, tha ai./TV21

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *