
Dje, më datë 21.09.2023 rreth orës 19:35 në SPB-në e Shkupit është raportuar se në autobusin e JSP-së në fshatin Arnakijë të Shkupit ka ndodhur një konfrontim fizik mes shtetasut të N.M.(20) nga fshati Çajlane dhe një të mitur nga f. Kopanica. Në fillim ka pasur një konfrontim verbal dhe më pas situata ka degraduar ku të dy personat kanë përdorur sende të mprehta dhe të dy janë lënduar. Të plagosurit janë dërguar në Qendrën e Ndihmës së Shpjetë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohen kallëzimet përkatëse penale.
Advertisement
Advertisement