Vdesin njëri pas tjetrit vëllezërit nga Kosova, nuk i mbijetuan dot koronavirusit

Koronavirusi u ka marrë jetën dy vëllezërve biznesmenë të familjes Bytyqi në Kosovë. Dy anëtarët e kësaj familje në Suharekë ndërruan jetë njëri pas tjetrit.

Advertisement

Hysen Bytyqi ndërroi jetë të premten, kurse Nurish Bytyqi të dielën. Dy vëllezërit ishin të njohur nga bizneset e tyre në qytetin e Suharekës. Njëri merrej me artari, kurse tjetri me hotelieri.

Në një bilanc të përgjithshëm, sipas të dhënave nga IKShPK në Kosovë, në vend si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 1,305 persona.

Advertisement

Leave a Reply