Grabitja e armatosur në Suharekë, ky është i arrestuari i dytë në aksionin e Policisë

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion policor për kapjen e personave që dyshohet se janë përfshirë në grabitjen e armatosur në argjendarinë ‘Diakos’ në Suharekë. Gjatë aksionit ka pasur shkëmbim zjarri mes Policisë dhe të dyshuarve, me ç’rast ka mbetur i vrarë Dukagjin Gashi, i dyshuar si një prej organizatorëve të grabitjes, raporton Gazeta Sinjali.

Advertisement

Në prangat e Policisë kanë rënë edhe Bujar Basha, teksa Sinjali ka mësuar edhe identitetin e të arrestuarit të dytë, i cili është Leotrim Cakolli.

Sipas burimeve, gjatë aksionit në lagjen Arbëria në Prishtinë, ka mbetur i plagosur edhe një zyrtar policor.

Nuk dihet ende nëse plagët që mori janë nga arma, apo gjatë konfrontimit me të dyshuarin, tashmë i vrarë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *