Aksion anti-terror i MPB-së në disa lokacione, Spasovski thotë se aksioni po vazhdon dhe se ka të arrestuar

Herët mëngjesin e sotëm, njësitë speciale të policisë kanë kontrolluar disa shtëpi në disa lagje të Shkupit. Një nga vendbanimet ishte Vizbegu.

Advertisement

Televizioni 21 kishte në një nga shtëpitë ku u krye kontrolli, por banorët nuk donin të flisnin para kamerës. Në këtë aksion ka edhe të paraburgosur. Arsyet nuk dihen, por jozyrtarisht ka dyshime për terrorizëm.

Lidhur me këtë informacion, nga TV21 theksojnë se e kanë pyetur Ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovski.

Ai ka konfirmuar se ka pasur aksion, por nuk ka dhënë detaje rreth arsyes. Ai tha se aksioni është ende në vazhdim dhe se nesër Ministria e Brendshme do të dalë me detaje.

Advertisement

Leave a Reply