Ekskluzive: Arrestohet Naim Murseli, dyshohet për rastin e vrasjes së bashkëshortes, Liridonës!

Ish-këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli është arrestuar nga Policia e Kosovës.


Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se i njëjti dyshohet për implikim në vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murselit.

Kujtojmë se e ndjera është vrarë pasditen e së mërkurës në veturë, në afërsi të shtëpisë së saj në dalje të Prishtinës.

“Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje. Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” thuhet në raportin e Policisë./Indeksonline/

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *