Maqedoni, 16-vjeçari i sulmon zyrtarët policor

Punonjësit e policisë i kanë hequr lirinë sot një të mitur gjashtëmbëdhjetëvjeçar, pasi i ka sulmuar fizikisht.

Sipas informacioneve nga Sektori i Punëve të Brendshme Kumanovë, i mituri i ka penguar policët në kryerjen e veprimeve zyrtare.

-Me datë 24.02.2024, zyrtarë policorë nga SPB Kriva Pallankë kanë privuar nga liria një 16-vjeçar për shkak se gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare në rrugën “Makedonska” në Kriva Pallankë i ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës, njofton zëdhënësja e SPB Kumanovë, Ivana Mlladenovska.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *