Dramë në Strimnicë të Tetovës, policia arreston një kërcënues nga Tetova

2020

Mbrëmë rreth orës 22:30, efektivët e policisë të SPB Tetovë në fshatin Strimnicë e kanë privuar nga liria 52-vjeçarin A.O nga Tetova, i cili pas një debati verbal me personin M.S. (20) nga ky fshat i Tetovës, i kishte drejtuar armën dhe sipas raportit të njëjtën e kishte bërë provë dhe më pas ishte larguar.
Banori i Tetovës A.O. është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe prej tij është konfiskuar një pistoletë e tipit “Zastava Para” me një kornizë me 5 fishekë të kalibrit 9 mm.
Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.

Jozyrtarisht bëhet fjalë për një zënkë e cila zanafillën e saj e ka më herët shkaku i disa problemeve ndërmjet një banori të fshatit Strimnicë dhe një banoreje të fshatit Shemshovë, e cila sipas informatave jozyrtare ka qenë në shoqëri të kërcënuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *