KOD: “Bandat e Tik-Tokut”, bashkë me luftën që zhvillohet në mes grupeve kriminale në rrugët e Shkupit, zhvillohet edhe një luftë tjetër, në rrjetet sociale

Në Maqedoni, si në të gjithë botën në modë janë influencerët. Por, tek ne, përveç atyre të “rregulltëve” – yje të njohur ose janë bërë yje vetëm shkaku i internetit, në mesin e influencerëve më të njohur janë edhe kriminelët. Disa në Tik-Tok, tjerë në Instagram, të tretët në Facebook, bandat e kan shënuar edhe këtë hapësirë sipas territorit të tyre, thuhet në emisionin KOD, transmeton Gazeta Populli.

Xhet-setera, biznismena kontrovers, humanitarë, mysafirë të mirëpritur të tryezave politike. Edhe pse pritet që kriminelët të operojnë fshehurazi dhe të evitojnë ekspozim publik, antarë të dyshuar të grupeve kriminale nga Shkupi janë yje në rrjetet sociale.

Foto: Pjestarë të grupit Gërçec-Duqanxhik me politikanë të vendit dhe rajonit: Jani Makraduli, Blerim Bexheti, Izet Mexhiti, Visar Ganiu dhe Ilir Meta

Përderisa Prokurorë njoftojnë se për çfar veprash penale i dyshojnë, ndërsa ata nuk janë të kapshëm për policinë, rrjetet sociale janë përplot me fotografi dhe inçizime të tyre në Dubai, Ibiza ose Brazil ku fotografohen me sportistë të famshëm ose këngëtarë.

Sheval Muharemi është i akuzuar se është udhëheqës i grupit kriminal nga Gërçeci. Policia është në kërkim të tij. Grupi akuzohet për tregëti të qindëra kilogramëve kokain nga Amerika Jugore në Evropë, si dhe për disa vrasje. Sipas burimeve nga hetimi, Muharemi në Mars dhe Prill të 2020 ka qenë në Brazil për të bërë marrëveshje për blerjen e kokainës dhe për shkak të pandemisë së korona-virusit, nuk ka mundur me muaj të kthehet në Evropë dhe në Gërçec. Kjo shifet edhe nga videoja e publikuar në Tik-Tok.

Foto: Sheval Muharemi në Brazil dhe në Spanjë me Leo Messin.

Gjatë kohës së akcionit policor “Mali” në vitin 2021, kur policia arrestonte dilerë të dyshuar në Gërçec, në rrjetet sociale u shfaq një inçizim i Muharemit në një klub në Ibiza, ku argëtohet afër yjeve të futbollit, si Leo Messi dhe Luiz Suarez. Atëherë nuk ishte as edhe në mesin e të dyshuarve. Në muajt e fundit publikon video nga Dubai, ku është fotografuar me luftëtarin e njohur të UFC-së, Hamzat Çimaev dhe me reperin shqiptar Kllevio Masoni.

Fotografi nga Dubai, nga fundi i Janarit poston edhe Rade Trajkovski – Shtekli. Sipas burimeve policore të KOD, si person nën mbrojtjen e grupit rival “Bellanoca”, ai ka qenë në Dubai që të qetësohen armiqësitë me të arratisurin Muharemi.

Të akuzuarit për krim nuk e mshefin luksin në të cilin jetojnë. Shpesh i deaktivizojnë ose i ndryshojnë profilet në rrjetet sociale, por “ushtri” dhe fansa të tyre vazhdimisht i ri-publikojnë inçizimet e tyre, duke i lavdëruar si “Robin Huda” modern, transmeton Gazeta Populli.

Thuajse nuk ka lider nga rajoni, me të cilin kriminelët e akuzuar nuk e kanë ndarë tryezën, ndërsa fotografitë në mënyrë eksprese shpërndahen në rrjetet sociale.

Foto: (Nga e majta) Sheval Muharemi dhe Talat Xhaferi, Ramush Haradinaj dhe Jeton Krivanjeva-Zhilla, Behgjet Pacolli dhe Fatlum Ajeti-Tote

Përderisa nga policia, thuajse pas çdo gjuajtje me armë dhe vrasjese mes grupeve kriminale zbehtë deklarojnë se punohet për mledhjen e fakteve dhe zbardhjen e rastit, për grupet që luftojnë dërgohen mesazhe delikate dhe ndonjëherë jo dhe aq delikate nëpërmjet rrjeteve sociale.

Një pjesë e madhe e tyre janë Tik-Tokera. E preferojnë edhe Instagramin. Nuk mund të konfirmohet saktësisht numri i ndjekësve të tyre, pasi vazhdimisht i deaktivizojnë profilet e tyre dhe hapin të rinj.

“Mesazhin që e dërgojnë grupet e organizuara kriminale rreth qytetarëve është shumë e frikshme, shkakton revolt, shkakton neveri dhe shkakton një situatë të pasigurisë juridike, të cilën qytetarët e ndjejnë duke filluar nga ajo se të njejtat grupe kriminale marrin të drejtë përkundër ligjit, të gjuajnë në vende publike, ku ka frekuecion të madh, gjuajtje ndërmjet vete dhe për të gjithë këtë mos të japin llogari. Do të thotë se mesazhi është i dërguar, ne jemi këtu pronarët dhe jo shteti në territor të caktuar, ku duhet, gjegjësisht ata me këtë tregojnë se janë mbi institucionet, mbi policinë, mbi Prokurorinë Publike, mbi Gjykatat dhe nëse doni edhe mbi të gjitha institucione tjera, deklaroi Ljubomir Gjurçeski, ish-kryeshef në MPB dhe ndihmës drejtor i Policisë Kriminale.

Postimet më së shpeshti janë për ta treguar garderobën e brenduar të shtrenjtë, automobilat dhe bizhuteritë, lokacionet luksoze ku qëndrojnë dhe personazhet e famshëm me të cilët takohen. Bëhen “idolla” të grupeve të mëdha të adoleshentëve, të cilët të impresionuar nga mënyra e jetetës së tyre, mundohen që ti emitojnë, transmeton Gazeta Populli.

“Ajo është ajo që e themi ne nga aspekti sociologjik, ndikimi i tyre negativ ndaj të gjithë popullatës, sidomos tek të rinjtë, të cilët çdoherë janë të sfiduar nga ajo jetë e qetë, nga ato pushime të shtrenjta, nga ato xhet-set shoqërime”, shtoi Gjurçeski

Grupet janë të akuzuar për tregti të qindra kilogramëve drogë. Policia i ndjek, mbledh dëshmi, ndërsa kur vjen koha për arrestim, udhëheqësit në mënyrë misterioze zhduken. Arrestohen dilerë të vegjël, ndërsa droga e gjetur matet me gram dhe në vend se me kilogram.

“Kemi informata se akcioni në fshatin Gërçec është prishur (spiunuar) dhe për ato arsye edhe atje ku patem informata ku ruhet droga ishte gjithçka e pastruar, ashtu që nuk patën sukses pjesëtarët e policisë dhe inspektorët të gjejnë sasi më të madhe” (Vilma Ruskoska – ish-Prokurore për ndjekjen e krimit të organizuar (26.03.2021)).

“Konfirmuam persona nga institucionet të cilët i kanë bartur informacionet, gjegjësisht kanë qenë bashkëpuntorë të aktiviteteve kriminale dhe ky është fillimi i pastrimit të atyre strukturave kriminale në institucionet e sistemit, ndërsa forcimi i besimit tek qytetarët. Ashtu që, do të jeni dëshmitarë në periudhën që vjen për aktivitete të reja, ndonjëherë do të jeni të habitur nga emrat, megjithatë drejtësia duhet ta arrijë çdokënd” (Oliver Spasovski – ish-Ministër i Punëve të Brendshme (26.01.2024)).

Në akcionin në Gërçec, muajin e kaluar për të cilin flet Spasovski, u arrestuan 6 persona, ndërsa 10 persona janë të pakapshëm. Në mesin e tyre edhe i dyshuari kryesorë, Sheval Muaremi.

Udhëheqësi i grupës kriminale kundërshtare, Fatlum Ajeti i thirrur Tote, djal i Xhelo Ajetit, i cili u vra para një dekade, nga burgu i Idrizovës nga një kënd i rehatshëm me pure në dorë e festoi akcionin policorë kundër kundërshtarëve të tij të nëntokës.

Foto: Fatlum Ajeti dhe Aqif Jusufi

Në nëntokën e Shkupit operojnë dy grupe kriminale, Bellanoca nga Sinxheliku e thirrur sipas nofkës shqiptare të fshatit Bellanoca, nga ku e kanë prejardhjen udhëheqësit.

Udhëheqës i grupës është Fatlum Ajeti-Tote, i cili është duke mbajtur 11 vite burg për drogë. Kjo grupë është në alenacë me grupën kriminale realtivisht më të re, Baron nga Çairi, e udhëhequr nga Aqif Jusufi. Pjesë e shoqërisë së tyre është edhe Rade Trajkovski-Shtekli.

Foto: (Nga e majta) Fatlum Ajeti-Tote, Aqif Jusufi-Baroni dhe Rade Trajkovski-Shteklli

Grupa tjetër është Duqanxhik-Gërçec. Në krye të kësaj grupe sipas burimeve policore është Sheval Muaremi, i cili është në kërkim. Në mungesë të tij, grupin e udhëhoqën Jeton Krivanjeva-Zhilla i cili u vra në Mars vitin e kaluar në Shisha-Bar në Çarshinë e Vjetër të Shkupit së bashku me Enis Iseinov-Llaci dhe Orhan Bajrami-Oki i cili verës u vra në Hanioti në Greqi.

Foto: (Nga e majta) Sheval Muharemi, Orhan Bajrami-Oki, Jeton Krivanjeva-Zhilla

Rivalët e tyre nuk e mshefën kënaqësinë.

I vrari Krivanjeva, ndërtoi imixh të një biznesmeni humanitar, i cili dhuron banesa për familjet në nevojë sociale. Nuk ka qenë imun as në starletat serbe.

“Unë gjatë githë jetës sime jam e rrethuar me djem të rrezikshëm, ashtu është, çfarë të bëj.. Ai ish-i dashuri im meret me krim. Unë jam dashuruar tek ai ashtu siç është. Kërkova tek ai diçka të mirë, ai donte.. Nuk e di ai më ka ndihmuar shumë në karrierën time, atë nuk mund ta mohoj” (Aleks Nikoliç, starletë serbe), transmeton Gazeta Populli.

Si pasardhës i Muaremit tani dyshohet Muhamet Dalipi i thirrur Rudi Kudame. Edhe ai është në arrati, sipas të gjitha gjasave në Kosovë. Përkrahësit në rrjetet sociale vetëm se e emëruan si Lider.

Një kohësisht, me luftën që zhvillohet në mes grupeve kriminale në rrugët e Shkupit, zhvillohet edhe një luftë tjetër, në rrjetet sociale.

Drejt Rade Trajkovski-Shteklit pati dy tentime për vrasje. Në Gusht dhe në Tetor vitin e kaluar. Të dy tentimet në të njejtin vend. Në qendrën tregtare East Gate Mall në Shkup. Në tetor u plagos. Publikoi fotografi nga spitali, ndërsa pas saj u lavdërua me plagët.

I dyshuar për vrasjen e Krivanjevës, Isejni dhe Bajrami është Gani Tusha, i cili tani është në paraburgim. Publikon fotografi të përbashkëta me Fatlum Ajetin. Ajo që burgje janë të ndaluara telefonat dhe interneti, kriminelëve nuk u bën problem.

Foto: Gani Tusha (Marku) dhe Fatlum Ajeti-Tote

Shtekli, publikisht u lavdërua për aleancën me Tushën.

Udhëheqësi i Bellanocës nga Idrizova shpesh publikon inçizime edhe fotografi edhe me të dënuarit e rastit “Lagjja e Trimave”. Ndalesa e telefonave as atyre nuk u bëri pengesë që të kyçen drejtëlërdrejtë në televizione të Kosovës dhe Shqipërisë./Gazetapopulli.net

Dokumentarin e KOD mund ta ndiqni në videon më poshtë nga minuta 12:20.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *