“Nuk po kandidoj vetëm që të marr pjesë, por që të fitoj” – thotë Pendarovski

Nuk kandidoj vetëm që të marrë pjesë, por që të fitoj – me këtë presidenti aktual, Stevo Pendarovski edhe zyrtarisht paralajmëroi pjesëmarrjen e tij në garën për President të shtetit. Tha se për kandidaturën e tij qytetare ka marrë edhe mbështetje nga një numër i madh i qytetarëve, ndërsa pret që ta marrë edhe mbështetjen e LSDM-së në Kongresin që do të mbahet të dielën. Njëkohësisht paralajmëroi se do të mbledh nënshkrime nga 10 mijë qytetarë.

“Më 3 mars, të dielën, sipas informacioneve të mia, pres që edhe Lidhja socialdemokrate të formalizojë mbështetjen për kandidaturën time, e menjëherë më pas, nga e hëna, këtë ta bëjnë edhe dhjetëra partitë e tjera nga ai koalicion. Siç paralajmërova, bëhet fjalë për kandidaturë qytetare dhe prandaj i thërras të gjithë qytetarët, duke filluar nga 3 marsi, e diel, të japin mbështetje për kandidaturën time me dhënien e nënshkrimeve në njësitë rajonale të KSHZ-së”, tha Pendarovski.

Kandidaturën e tij e bazon, siç tha, në periudhën e kaluar kur nuk ka bërë gabime dhe nuk ka pasur asnjë aferë. Në mandatin e parë u bëmë anëtare e NATO-s ndërsa në të dytin pres që të bëhemi anëtare e BE-së, u shpreh Pendarovski. Shtoi se i pret votat e të gjitha komuniteteve etnike duke përfshirë edhe atë shqiptar edhe pse paraprakisht kishte mospajtime me BDI-në pasi nuk e dekretoi ligjin për lojërat e fatit.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT
“Më ndryshe nuk mund ta paramendoj rolin e presidentit të të gjithëve, siç themi në këtë shtet Maqedoni, që është i tillë siç është sipas strukturës së brendshme, nuk duhet t’ju mbështesin vetëm maqedonasit ose vetëm shqiptarët, andaj për të dalë fitues në këto zgjedhje duhet ta keni përkrahjen e të gjitha komuniteteve etnike, në fakt të merrni përkrahje të gjerë të qytetarëve, ky është koncepti im që nga dita e parë”, u shpreh Pendarovski.

Pritjet e tij janë se do ta fitojë mandatin e dytë.

“Nuk mund të spekuloj se si do të jetë vullneti i qytetarëve, megjithatë kandidoj jo vetëm për të marrë pjesë por edhe për të fituar”, tha më tej Pendarovski.

Në lidhje me propozimin e BDI-së që presidenti të zgjidhet në Kuvend, Pendarovski me qëndrim që presidenti duhet të zgjidhet në zgjedhje dhe në këtë mënyrë institucioni president të jetë i pavarur në hapat dhe veprimet e tij. Përndryshe, gjatë fundjavës përveç kandidaturës së Pendarovski, edhe kandidatja Gordana Siljanovska-Davkova duhet ta marrë përkrahjen në kongresin e VMRO-DPMNE-së. Zyrtarisht në garën për president hyjnë edhe Maksim Dimitrievski, Arben Taravari dhe Bujar Osmani të cilët grumbulluan nga 10 mijë nënshkrime, ndërsa afër këtij qëllimi janë edhe profesoresha Vankovska dhe kryetari i Karposhit Stevço Jakimovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *