Ridvan Ibraimi nuk është në mesin e të plagosurve, vijon aksioni për kapjen e të dyshuarve

Ridvan Ibraimi, kryetari i Komunës së Haraçinës, është shëndoshë e mirë dhe nuk në mesin e të plagosurve të sotëm në Haraçinë.

Megjithëse ishte caku kryesor i plumbave, Ibraimi për fat të mirë, nuk është i lënduar, ndërsa po vijon aksioni policër për kapjen e të dyshuarve që, të armatosur me kallashnikovë, nga një veturë në lëvizje, gjuajtën në drejtim të Ibraimit dhe plagosën rëndë dy shoqëruesit e tij – Eshtref S. dhe Advan A.

Ky i fundit i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në Klinikën Nëna Terezë, ndërsa Eshtrefi po operohet në Spitalin “Shln Naumi i Ohrit” në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *