“Pacientit i është mënjanuar një pjesë e mushkërisë”, detaje nga gjendja shëndetësore e dy të plagosurve në Haraçinë

Rreth orës 13:45, në Qendrën Klinike në Shkup është dërguar njëri prej personave të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Haraçinë të Shkupit, përcjell TV21. Drejtori i Klinikës Torakale, Nexhati Jakupit për TV21 tha se pacientit 21 vjeç me iniciale A.A. i është mënjanuar një pjesë e mushkërisë.

“Dmth pacienti ka pasur një plagë nga armë zjarri, me çrast i është dëmtuar pjesa e djathtë e mushkërisë, është bërë një intervenim kirurgjik me të cilën është mënjanuar njëra pjesë e mushkërisë së anës së djathtë. Pacienti normal është në gjendje shokuar, normal natën do ta kalojë në kujdes intensiv, më tej do të shohim se si do të zhvillohet situata e tij”, tha për TV21 Nexhati Jakupi, Drejtori i Klinikës Torakale në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup.

Ndërkaq, i plagosuri tjetër, 39-vjeçari me iniciale E.S. është i shtrirë në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit”. Drejtori Luben Arsenkov për TV21 tha se ai është në gjendje të mirë shëndetësore, respektivisht që është i vetëdijshëm./tv21.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *