Radari i “djeg” tetovarët, jepen 188 dënime brenda një dite

Dje (31 mars) nga ora 08:00 deri në ora 23:00, në zonën e SPB Tetovë është kryer aksion kontroll për penalizimin e drejtuesve të mjeteve që lëvizin me shpejtësi të lejuar.

Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 188 shkelje të shpejtësisë maksimale të lejuar. Prej tyre, 132 tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar janë regjistruar jashtë vendbanimit (TE-65 dhe GV-67), nga të cilët 12 drejtues mjetesh (TE-7 dhe GV-5) kanë tejkaluar me më shumë se 70 kilometra në orë, 27 shoferë (TE -14 dhe GV-13) për më shumë se 50 kilometra në orë më shumë se sa lejohet.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 56 shkelje të kufirit të shpejtësisë në vendbanim (TE-48 dhe GV-8), nga të cilat 2 drejtues mjetesh (TE) kanë tejkaluar shpejtësinë me më shumë se 50 kilometra në orë dhe janë sanksionuar dhe 12 lloje të tjera. të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-8 dhe GV-4).
Parashtresat e përshkruara janë përgatitur për shoferët shkelës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *