Në një objekt hotelerik në rrugën Tetovë-Zhelinë janë gjetur afër 100 persona, është gjetur edhe drogë

Foto nga arhiva

Më 28.12.2020 në 23:45 Zyrtarët e policisë nga Departamenti i Policisë Kriminale-Sektori për Tregtim të Paligjshëm të Drogave, Armëve dhe Substancave të Rrezikshme dhe policia ndërhyrëse nga SPB Shkup në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, me informacion të marrë paraprakisht, kryen një kontroll në një objekt hotelierik i cili gjendet në rrugën rajonale Tetovë-Zhelinë. Ata arritën në përfundimin se objekti po funksiononte në kundërshtim me ligjin, dmth në kundërshtim me masat për trajtimin e koronavirusit. Gjatë kontrollit u gjetën 94 persona, nga të cilët 73 mysafirë, dhe 17 shtetas të Shqipërisë, Bosnjës, Serbisë dhe Moldavisë. Gjithashtu, gjatë kontrollit, u gjet marihuanë dhe metadon dhe dy persona u privuan nga liria, kundër të cilëve do të ngrihen kallëzime penale sipas nenit 215 të Kodit Penal. Akuzat e duhura do të ngrihen kundër 17 personave sipas nenit 418a të Kodit Penal. Akuzë do të ngrihet edhe kundër pronarit të lokalit sipas nenit 206 të KP. Gjithashtu, u vendosën tre sanksione për mosmbajtje të letërnjoftimit ku personat janë mbajtur në SPB Tetovë për të vërtetuar identitetin e tyre. Gjatë kontrollit të lokalit, janë gjetur në raftet e bëra posaçërisht me numra për paratë.

Inspektorati Shtetëror i Tregut ka mbyllur ndërtesën dhe ka ndalesë të kryerjes së aktiviteteve për një periudhë prej 30 ditësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *