
Komisioni Antikorrupsion miratoi sot programin për kontrollimin e gjendjes së pronës dhe konfliktin e interesave për vitin 2021, sipas të cilit duhet të kontrollohen kryetarët e komunave, gjyqtarët dhe zyrtarët qeveritarë.
Në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, sipas programit, 15 kryetarë komunash si dhe Kryetari i Shkupit Petre Shilegov duhet t’i nënshtrohen kontrollit. Siç tha presidentja e Komisionit të Antikorrupsionit Biljana Ivanovska, jo të gjithë kryetarët e komunave mund të përfshihen, kështu që ata do të bëjnë një përzgjedhje në varësi të fondeve që disponojnë.
Gjyqtarët janë planifikuar të shqyrtohen në tremujorin e dytë dhe zyrtarët qeveritarë do të shqyrtohen në tremujorin e tretë.
Katica Nikolovska nga Komisioni Antikorrupsion tha se për të realizuar programin, është e nevojshme që Parlamenti të miratojë Strategjinë Kombëtare për Luftën kundër Korrupsionit, si dhe të zbatojë Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, por gjithashtu edhe të forcojë kapacitetet e komisionit.