Shtatë të vdekur nga tërmeti në Kroaci

Shtatë persona vdiqën në tërmetin e djeshëm me magnitudë 6.2 në Petrinja, Kroaci, ndersa këtë mëngjes nga ora 6.15 deri 6.30 në epiqendër kishte një seri prej tre tërmetesh më të dobëta, nga 3.9 në 4.8 gradë. Dëmi material nga tërmeti është i madh, ndersa në Petrinje nuk ka shtepi te demtuara.

Advertisement

Shërbimi Sizmologjik Kroat thotë se për shkak të fuqisë së tërmetit të djeshëm, toka do të dridhet edhe për disa ditë të tjera dhe se seria e tërmeteve të dobëta do të ketë një ndikim në ndërtesat tashmë të dëmtuara në Petrinje.

Ekipet shpëtuese kaluan nëpër 84 fshatra në zonë natën e kaluar dhe thanë se nuk kishte njerëz të bllokuar nën rrënoja.

Midis të vdekurve është dhe një vajzë 13-vjeçare në Petrinje dhe gjashtë në Majski Poljani afër Glinës.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *