Një person dyshohet se ka vrarë vetën në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në një objekt banimi në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë.

Advertisement

Dyshohet se ai ka kryer vetvrasje në banesën e tij. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin për Gazetën Insajderi.

“Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë. Menjëherë njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete”, ka thën Ahmeti.

Ajo ka thënë se aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen.

Advertisement

Leave a Reply