VMRO-DPMNE: 2020 viti i huqjeve, krimit, zgjedhjeve të manipuluara…

2020 do të mbahet mend si viti më i keq për Maqedoninë. Zoran Zaev premtoi shumë, por nuk realizoi asgjë, 2020 është vit i dështimeve, krimeve, zgjedhjeve të manipuluara dhe paaftësisë së qeverisë, kritikuan nga VMRO-DPMNE në një deklaratë për publikun.

Advertisement

Opozita u referohet disa rasteve në të cilat ata akuzojnë qeverinë për krim, siç janë zgjedhjet parlamentare, çështja “Reket”, shembja e Eurostandard Bank etj.

,,Zoran Zaev zhvilloi zgjedhjet në mënyrë talibane, me ryshfet, dhunë dhe parregullsi; LSDM arriti të dështojë Eurostandard Bankën, ndërmarrjet e afërta me Zaevin zhvatën miliona në emër të kredive të pasigurta dhe shkaktuan aferën 200 milionëshe; Zaev u kap duke dhënë tokë për çmim të lirë për ndërtimin e ndërtesave në vendin e “SHIK JELAK”, për biznes me vlerë 200 milion euro, për të cilin ka regjistrime nga të cilat pretendohet se Zoran Zaev personalisht ka marrë ryshfet; Bojan Jovanovski, njeriu që mbante çantën plot me miliona të marrura me reket, tha se paratë nga rasti “Reket” kanë përfunduar tek Zoran dhe Vice Zaev; Zaevët thyen orën policore dhe ndanë ryshfet në gjendje pandemie; LSDM e futi shtetitn në borxh mbi 1 miliard euro në vetëm 3 muaj. Borxhi kërceu mbi 60%; Një kilogram rrush u shit për 1 denarë, dhe një kilogram duhan me çmimin e një kutie cigaresh; 8. Liqenet u thanë për një fitim afatshkurtër dhe e lanë Maqedoninë pothuajse pa ujë; “Ata shfrytëzuan të gjitha mjetet për të vjedhur dhe në fund shpenzuan para evropiane për financimin dhe trajnimin e gomarëve.”, thuhet në deklaratë

Opozita kritikoi gjithashtu situatën ekonomike, veton nga Bullgaria dhe kovid-krizën dhe tha se vendi po fundoset.

Maqedonia përjetoi debakël. Nuk ka fillim të negociatave, megjithëse Zaev premtoi një gjë të tillë në fillim të dhjetorit; Populli e kapi duke shitur identitetin, gjuhën dhe historinë e tij. Zaev u tërhoq pjesërisht. Maqedonia ka hyrë në një recesion. Zaev e shtyu ekonominë në humnerë; Ne morëm një veto për t’u bashkuar me BE; Pandemia e KOVID mori gati 2.500 jetë dhe infektoi rreth 83,000; Qeveria blen media me para të shtetit. Zaev i dha Makpetrolit 15 milion euro, në vend të njerëzve, paratë u shkuan oligarkëve; Me Zaevin kemi pësuar vetëm disfata. Maqedonia u mbyt për 12 muaj. “Gjithë vitin!”, thuhet në deklaratë

Advertisement

Leave a Reply