
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi para pak çastesh në zonën e Astirit në Tiranë ku mbetën të vrara dy motra.
Advertisement
Mësohet se autori i identifikuar si Përparim Tela (sipas disa mediave Ademi), shtetas i Maqedonisë së Veriut ka qëlluar me armë bashkëjetuesen e tij dhe më pas dhe motrën e saj, duke i lënë të vdekura në vend. Viktimat janë Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, rreth 40 vjeç.
Dyshohet se pas krimit, autori ka plagosur dhe veten por është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur hetimet, teksa ka ngritur postblloqe dhe pika të shumta kontrolli për kapjen e autorit.
Advertisement