Një adoleshent e ka sulmuar një polic në Kisella Vodë, sepse i’a ka kërkuar letërnjoftimin

Një adoleshent e ka sulmuar një polic në lagjen e Shkupit Kisella Vodë, pasi i është kërkuar letërnjoftimi për identifikim.

Advertisement

Pasi ka refuzuar të tregojë dokumentin identifikues, ai ka filluar të sillet agresivisht dhe fizikisht e ka sulmuar njërin nga zyrtarët policorë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se 18 vjeçari është arrestuar.

“Zyrtarë policorë e kanë privuar nga liria M.N (18), nga Shkupi, të cilët së gjatë identifikimit për shkak të sjelljes agresive ndaj një personi, ka filluar të sillet agresiv edhe ndaj zyrtarëve policorë dhe fizikisht e ka sulmuar njërin prej tyre duke e dëmtuar qelqin e derës hyrëse të një ndërtese banimi”, thonë nga MPB

Kundër tij do të ngrihet edhe padi pasi të dokumentohet rasti.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *