
Babi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç pas infektimit me virusin korona po lufton për jetën, shkruajnë disa media serbe
Advertisement
Ai është shtrirë në spitalin “Bezhaninska kosa” dhe gjendja e tij është e rëndë. Mjekët po luftojnë për jetën e tij.
Sipas disa mediumeve në Beograd edhe nëna e presidentit serb është pozitive me koronavirusin, por këto informata ende nuk janë të konfirmuara.
Gjithashtu mediumet atje njoftuan se presidenti Vuçiç dhe vëllai i tij Andrej Vuçiç, kanë arritur në shtëpinë e familjes në Jajincë.
Advertisement