
Një diplomate maqedonase ka bërë vetëvrasje në prag të Vitit të Ri në banesën e saj në Manhattan në New York, njofton Fox News.
Advertisement
Ajo ka qenë e dërguar në një mision të përhershëm në Kombet e Bashkuara, ndërsa është gjetur nga policia pa shenja dhune.
Sipas përgjegjësit të ndërtesës, ajo jetoi e vetme në katin e katërt për dy vjet.
Këtu ka jetuar për dy vjet. Të gjithë jemi të befasuar, ishte një person i lezetshëm dhe shumë i mirë. “Mjekët erdhen dje këtu me një ambulancë,” tha Hernan Avila, kujdestari në ndërtesën e banimit, për Fox News.
Media deklaron se ende nuk kanë marrë një përgjigje nga zyrtarët në misionin e përhershëm në KB, ku ajo ka punuar.
Advertisement