Enver Hoxhaj: Kurti dhe Osmani na kanë prishur me Shqipërinë

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka thënë se u.d e Presidentit, Vjosa Osmani dhe ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë lënduar raportet Kosovë-Shqipëri.

“Mendoj që znj. Osmani në pozitën e Ushtrueses së Detyrës së Presidentit, më së paku ka reflektuar rezon shtetëror në vizitën e saj në Tiranë. Më shumë ka qenë si kryetare partiake, që ajo ka vision ta krijojë, sesa si U.D e Presidentit”, ka thënë Hoxhaj, në emisionin “Real Story”, në News24. “Sjellja e saj, qëndrimet e saj në Tiranë, kanë qenë të papërgjegjshme. Më shumë i ka lënduar raportet Kosovë-Shqipëri, sikurse ka bërë edhe ish-kryeministri Kurti”, ka thënë Hoxhaj.

Ai, ka shtur se pozita e kryeministrit dhe presidentit, nuk flet në emër të partisë politike, por në emër të qytetarëve. “Kjo frymë e përqarjes politike që e kultivojnë të dytë (Vjosa Osmani dhe Albin Kurti), të cilën e kanë bartë në skenën politike shqiptare.”, ka thënë Hoxhaj.

“Osmani është në përpjekje të bëjë parti politike. Por, kur je U.D. e presidentit i një vendi që është partner srategjik, je një komb, dhe vjen me një agjende sikurse të ishe nga nje vend që me vendin paraprak ka probleme, është e papërgjegjshme.”,ka thënë Hoxhaj më tutje.

Gjithashtu, ai tha se nuk mendon se qytetarët e Shqipërisë i kanë marrë seriozisht deklarimet dhe qëndrimet e Vjosa Osmanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *