Mediumet maqedonase: Disa nga mërgimtarët strugan pozitiv me kovid-19

Gazetarja e Televizionit maqedonas TV24, Adrijana Mitevska Momirovska ka shkruar për mërgimtarët strugan që u kthyen për pushime në vendlindjen e tyre, e që dihet se shumica prej tyre janë shqiptarë. Provokim ose jo, edhe pse numri i të infektuarve vazhdimisht po bie dhe ka një trend të uljes të rasteve aktive, ajo ka shkruar se puna e Kovid-Qendrës në Strugë është vështirësuar, pasiqë gjoja se një pjesë e mërgimtarëve janë pozitiv me kovid-19.

Kthimi i mërgimtarëve në Strugë për pushime ka rritur punën e spitalit dhe Kovid-Qendrës. Ajo që është shqetësuese është se disa prej tyre janë pozitivë me kovid-19, disa kanë përfunduar në spital në repartet infektive dhe të tjerët po trajtohen në mënyrë ambulatore.

Autoritetet shëndetësore nga qyteti thonë se ata po kontrollojnë situatën tani dhe numri i pacientëve të rinj është në një rënie të lehtë, por në dy javët e ardhshme do të shihet se sa njerëz nga Struga kanë festuar duke ndjekur rekomandimet.

Në dy deri në tre javë në Strugë, pacientët do të jenë në gjendje të pranohen në spitalin modular i cili do të sigurojë 35 shtretër me pajisje të plota për pacientët pozitivë ose të dyshuar për covid-19, si dhe një laborator.

Përndryshe, në dy qendrat e kovidit në spitalin e Strugës, përkatësisht në Mjekësinë e Brendshme dhe Departamentin e Fëmijëve, ishin shtruar rreth 40 pacientë, shumica e të cilëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *