Gjendet i vdekur një 45 vjeçar në Crni Vrv të Shkupit

Një shkupjan i moshës 45 vjeçare është gjetur  i vdekur në Cërni Vërv. Ministria e Punëve të Brendshme sot bëri të ditur se i vdekuri U.F. është gjetur dje në orën 16.15 minuta nga ana e nëpunësve të policisë, ndërsa zhdukjen e tij një ditë më parë e kishte paraqitur bashkëshortja e tij.
Në afërsi është gjetur edhe makina e tij “Lada Niva” me targa të Shkupit.

Ekspertët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të vdekurit është dorëzuar për autopsi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *